Vuçiq: Po zhdukemi si komb, nga 1 janari 300 mijë dinarë për fëmijën e parë
Lokale

Vuçiq: Po zhdukemi si komb, nga 1 janari 300 mijë dinarë për fëmijën e parë

25.Nov.2021 07:51
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një numër zotimesh për ndihmë financiare për lindjen e fëmijëve me synim shtimin e tyre. 

Ai tha se po “shuhen si komb” për shkak të uljes së numrit të demografisë, prandaj edhe duhet ndryshuar për për familjen, përcjell Titulli.com.

“Duke pasë parasysh faktin se po zhdukemi si popull, se jemi gjithnjë e më pak, të dhënat tregojnë se për riprodhim na duhet 2.15. Është një problem shumë kompleks. Pavarësisht se buxheti është miratuar, nga 1 janari shteti do të paguajë 300 mijë dinarë për fëmijën e parë që lind në familje.Duam të inkurajojmë lindjet”., tha mes tjerash Vuçiq.

Ai shtoi se edhe masat e tjera pritet të miratohen meqë duan që t’i plotësojnë nevojat prindërore, shkruan B92.

“Duke bërë këtë, ne duam të motivojmë të rinjtë që të largohen më herët nga shtëpitë dhe banesat e prindërve, sepse aty kemi shans të vogël për të krijuar familje”, u shpreh Vuçiq./Titulli.com/

​Kontrabanda me migrantë, kapet një shtetas i Serbisë te Dheu i Bardhë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration