Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën

14.Mar.2023 07:09
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur qëndrimin e tij, se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mbetet parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën.

 

Kështu ka bërë të ditur sot shërbimi për marrëdhënie me mediat nga Presidenca e Serbisë, pas takimit që Aleksandar Vuçiq zhvilloi sot me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Tutje thuhet se Vuçiq i ka theksuar Lajçakut, se ‘Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kushte të përcaktuara qartë’.

Mes tjerash në këtë takim mes tyre, bëhet e ditur të jetë diskutuar në përgjithësi për Planin Evropian.

Kurti: Marrëveshja avancim mes Kosovës e Serbisë dhe espektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet
Lajçaku thotë se nëse s’ka asociacion, s’ka as marrëveshje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration