Lajçaku thotë se nëse s’ka asociacion, s’ka as marrëveshje
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Lajçaku tha se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.
Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Sipas tij, takimi në Ohër synon të pajtohen për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje aq të madhe nga BE-ja sa asnjëherë më parë.
Miroslav Lajçak që nga dje ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka zhvilluar takime edhe me një pjesë të opozitës atje.