Vuçiq nga Medvegja: Kjo ishte dhe do të mbetet serbe,  Baja e Sijarinës?
Lugina

Vuçiq nga Medvegja: Kjo ishte dhe do të mbetet serbe, Baja e Sijarinës?

04.Sep.2019 08:30
0

Kryetari i Serbisë dhe njëherit kryetar i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandër Vuçiq gjatw tubimit promovues parazgjedhor në Medvegjë edhe kësaj here nuk e harroi fjalorin politik se Medvegja ka qenë dhe do të mbetet serbe, transmeton Titulli.com.

“Kjo ishte dhe do të jetë Serbi, para të mëdha do të investohen në qeverisjen vendore në infrastrukturë, ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe rrugëve lokale në mënyrë që  të qëndrojnë për të jetuar”, kështu u shpreh Presidenti Vuçiq në një tubim parazgjedhor në pallatin sportiv “Nikolla Tesla” në Medvegjë.

Ai theksoi se herën e kaluar për arsye politike ai erdhi në Bajën e Sijarinës afër Medvegjës për të thënë se kjo ishte dhe do të jetë vend i Serbisë, raporton Titulli.com.

Vuçiq tha se shteti do të investojë gjithashtu 25 milion euro në Bajën e Sijarinës për të sjellë turistë nga e gjithë rajoni në të dhe të shohin se çfarë pasurie kanë Medvegja dhe Serbia.

Në komunën  e Medvegjës më 8 shtator mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale ndërsa marrin pjesë dy lista shqiptare me potencial prej afro 1000 votuesve./Titulli.com/

Flitet ende për Neymar, FIFA i cakton çmimin në 2020-n
Daçiq shkakton të qeshura, ia kujton Palmerit se bashkëshortja e tij është serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration