Vuçiq: Medvegja dhe Banja e Sijarinës mbeten Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Medvegja dhe Banja e Sijarinës do të mbeten Serbi dhe se shteti do të investojë më shumë para në atë pjesë të vendit.
Gjatë vizitës në Vlasotince, Vuçiqi u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen ‘për kërcënimet e Prishtinës’.
“Dua të porosis njerëzit që jetojnë këtu dhe atyre me origjinë nga Kosova, që të mos shqetësohen, pasi rezultatet do të jenë në favor të Serbisë”, tha Vuçiqi, transmeton Ksp.
Ai tha se nuk shqetësohet për progresin ekonomik të Serbisë, por “për apetitet e disave prej Prishtinës, për shkak të së cilës ai do të vizitojë sot Medvegjën dhe Banjën e Sijarinës”.
“Qëllimi ynë është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, pasi vetëm në paqe mund të përparojmë. Dëgjoj rrëfimet nga Prishtina. Medvegja dhe Banja e Sijarinës janë natyrisht Serbi dhe gjithmonë do të jetë kështu”, porositi Vuçiqi.
Vuçiq: Kurrë nuk mund ta dini se çfarë pritet nga lidershipi në Prishtinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se lidershipi në Prishtinë është irracional dhe i papërgjegjshëm dhe se “kurrë nuk mund ta dini se çfarë pritet prej tyre”.
“Qëllimi ynë është paqja dhe unë jam i shqetësuar për gjithçka që shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë, por njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Ne do të mbrojmë popullin tonë. Përveç asaj se stili im është pak më ndryshe, nuk më pëlqen të kërcënoj dhe të jem hero. Unë shikoj çfarë do të jetë në fund të ndeshjes në semafor. Serbia do të fitoj”, tha Vuçiqi në Vlasotince, shkruan ksp.
Ndryshe, gjatë ditës Vuçiqi do të vizitojë edhe vendbanimet Bojnik, Leskovc, Lebane, Medvegjë dhe Banjën e Siarinës.