Vuçiq: Marrëveshja bashkë me garancitë e qarta për hyrjen e Serbisë në BE
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Reuters ka deklaruar se arritja e marrëveshjes së Beogradit me Prishtinën do të duhej ta nënkuptojë garancitë e qarta për hyrje të Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë që, siç thotë, shumica e liderëve tani kur po afrohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.
Vuçiq ka porositur se çfarëdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë më e mirë nga zgjidhja të cilën mund ta sjellë dikush i treti.
“Nëse ne arrijmë marrëveshje, Beogradi dhe Prishtina, Serbia do të duhej pa mëdyshje të merrte garanci të qarta për hyrje në BE në vitin 2025. A kujtoni se qytetarët e gjithë vendeve anëtare do të dëshironin ta dëgjojnë këtë gjatë fushatës parazgjedhore? A mendoni se shumica e politikanëve të shteteve anëtare do të dëshironin ta dëgjojnë këtë? Nuk do të vëja bast për këtë”, ka thënë Vuçiq.