Vuçiq fiton në Medvegjë, shqiptarët 25 përqind të votave
Sipas rezultateve të para në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Medvegjë, më së shumti vota ka fituar koalicioni i partisë së kryeministrit Vuçiq, ministrit Daçiq dhe pensionistëve (PPS-PSS-PUPS).Dy listat shqiptare në këto zgjedhje, sipas rezultateve të para kanë arrit të grumbullojnë rreth 25 për qind të votave të përgjithshme.
Në këto zgjedhje, grupi qytetarë “Jabllanica e Epërme”, që ka qeverisur me Medvegjën në mandatin e kaluar, ka fituar 13 për qind të votave, raporton Titulli.com.
Sipas këtyre rezultateve preliminare partia e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dukshëm ka marrë vota më shumë se subjektet tjera.
Simpatizantët e PPS-së kanë filluar festën për fitoren e arritur në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit./Titulli.com/