Vranjë: Humb kontrollin,del nga rruga me traktorë
Lokale

Vranjë: Humb kontrollin,del nga rruga me traktorë

07.Aug.2014 23:18
0
Afër mbikalimit në fshatin Neradovc të komunës së Vranjës të enjten pasdite ka ardh deri te një aksident, dalja nga rruga dhe rrotullim i traktorit.

Aksidenti në të cilin nuk kishte të lënduar ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën lokale Vranjë-Neradovc.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të Departamentit të Policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq, arsyet e këtij aksidenti nuk janë të njohura, transmeton OK Radio.

Përveç policisë së komunikacionit, në vendngjarje nuk ishte askush, as ngasësi i traktorit për të cilin dyshohet se ka kërcyer nga traktori para se të humbte kontrollin dhe të rrotullohej.

Policia ka qëndruar në vendngjarje duke mos nisur ndonjë procedurë ligjore, përveç regjistrimit të këtij rasti aksidental./Titulli.com/

Hazenau takon liderët e Luginës, njoftohet me shqetësimet e shqiptarëve (foto)
Penda e Rahovicës me infrastrukturë të re rrugore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration