"Votra", revistë për çdo familje shqiptare edhe në Luginë
Revista shqiptare "Votra" si një udhërrëfyes që përcjell tek lexuesit njohuri shkencore dhe shoqërore mbi zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë shqiptare do të jetë edhe në duart e lexuesve shqiptare në Luginë të Preshevës.Redaksia e Portalit Informativ-Titulli fillimisht do të prezantojë revistën tek lexuesit e Luginës përmes formatit PDF por në të ardhmen parasheh që varësisht nga interesimi i lexuesve të sjellë edhe ën formë te shtypur.
Kjo revistë ka për qëllim ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare duke , duke e gërshetuar me më të mirën e vendeve ku jetojnë, punojnë dhe rrisin familjet shqiptare.
Gjithashtu përmes kësaj reviste do të promovohen edhe vlerat e traditave, kuzhinës dhe vendeve turistike shqiptare./Titulli.com/