Vlerësohet Serbia për arsimin e pakicave, fakulteti në Bujanoc dhe mungesa e librave për Luginë!
Lokale

Vlerësohet Serbia për arsimin e pakicave, fakulteti në Bujanoc dhe mungesa e librave për Luginë!

04.Oct.2016 13:54
0
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë , Mladen Sharçeviq ka biseduar me drejtorin e zyrës së Komisariatit të Lartë të pakicave në Hagë Henrikom Viladsenom i cili ka vlerësuar bashkëpunimin e Serbisë me pakicat në fushën e arsimit.

Vildasen përmendi shembullin e suksesit të bashkëpunimit në Fakultetin Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc, ku zhvillohet mësimi në gjuhën serbe dhe ate shqipe, ka njoftuar ministria e arsimit, shkruan Titulli.com.

“Prioritetet do të bazohen në sigurimin e kualitetit në arsim për të gjithë nxënësit dhe aftësimin e kuadrit arsimorë. Do të punohet në shkallë më të lartë edhe në edukimin e dyfishtë që do të shtrihet në shkollimin e lartë”, ka thënë Mladen Sharçeviq ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë.

Pakica shqiptare në Serbi, vazhdon përpjekjet për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptar, mirëpo përfaqësuesit politik dhe institucional akoma nuk kanë arritur të zgjidhin problemet në fushën e arsimit./Titulli.com/

Lugina e Preshevës, zona më e militarizuar në Ballkanin Perëndimor
Klubi i futbollit "Lugina" mes dilemës të luaj në Serbi apo Kosovë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration