Vladiçin Han-Preshevë: Rruga me kontrolle të fshehta policore
Për një muaj e gjysmë në rrugën nga Vladiçin Hani deri në vendkalimin kufitarë Preshevë kanë ndodhur 20 aksidente në komunikacion, ndërsa policia ka zbuluar 620 shkelje dhe për atë është rritur kontrolla e automjeteve në komunikacion nga policia me vetura civile.Policia me automjete speciale civile dhe me një teknologji moderne janë duke përcjellë dhe inçizuar automjetet që shkelin rregullat e caktuara të lëvizjes në komunikacion përgjatë kësaj rruge, transmeton Titulli.com
“Me këtë po jepet një porosi e qartë se mundë të shihet edhe nga pjesa e pasme e veturës dhe se vozitësi duhet të ndalet në vendin më të sigurt”, thotë Tomsllav Spasiq, shef i policisë së komunikacionit në Vranjë.
Ai shtoi se tejkalimi i shpejtësisë, vozitja agresive, tejkalimi në vijë të plotë janë shkeljet e shpeshta nga vozitësit ku në rrugën magjistrale në Bujanoc një vozitës ka tejkaluar në vijë të plotë.
“Unë vetëm tani kamë vozitur kështu ndërsa zakonisht voziti normal” ka thënë një vozitës që ka tejkaluar në vijën e plotë.
Tomislav Spasiq thotë se për një muaj e gjysmë policia ka shqiptuar në rrugë 620 raste të shkeljes së rregullave të komunikacionit, 38 raste të rënda ku përfshihet tejkalimi në vijë të plotë tre e më shumë vetura.
Sipas tij në rrugën nga Vladiçin Hani deri në vendkalimin kufitar në Preshevë nga 1 korriku kanë ndodhur 20 fatkeqësi në komunikacion ku 4 veta kanë vdekur dhe 21 janë lënduar dhe kontrolli policor në komunikacion do të zgjasë deri në fund të shtatorit./Titulli.com/