Vjen thirrja për bashkim të krerëve fetarë e politikë të Luginës
Lokale

Vjen thirrja për bashkim të krerëve fetarë e politikë të Luginës

24.Sep.2014 08:55
0
Bashkësia Islame për Preshevë, Buajnoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe lideri i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, fton krerët fetarë, politikë dhe institucionalë, të bashkohen në prag të festës së Bajramit të Vogël, siç quhet ndryshe Kurban Bajrami, i cili vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam.

Në kohën kur Haxhi dhe Kurbani, reflektojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë, sipas BIPMB-së, shqiptarët e besimit islam e sidomos krerët fetarë në Kosovë dhe në krahun e saj lindor: Lugina e Preshevës, po ballafaqohen me një valë presionesh të natyrave të ndryshme politike.

BIPBM-ja, vlerëson se Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, si dhe me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.

“Sot, kur besimtarët nga të gjitha viset e botës me përkushtimin më të madh falënderojnë Allahun dhe i luten Atij për të vazhduar rrugën e shenjtë të Haxhit, kryerjen e Kushtit të Pestë Islam e në ditët në vijim përgatiten për prerjen e Kurbanit, në Kosovë e Luginë, po ndodhin dukuri, të cilat po na i zbehin festat tona tradicionale”, thuhet në kumtesën e BIPMB-së, transmeton Titulli.

Prandaj, kjo Bashkësi Islame, thërret të gjithë njerëzit e vullnetit të mire, që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Gjithashtu, ky institucion i lartë fetar, porosit besimtarët, që mes tyre mos të ketë inate dhe divergjenca, të çfarëdo lloji qofshin ato.

“Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit, e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s.”, theksohet në kumtesën e BIPMB-së me seli qendrore në Bujanoc./Titulli.com/

KF Tërnoci: Dënimi i lojtarëve i padrejtë, kërkojmë rishikim të vendimit
Nisma, apel Beogradit: Zgjidhni problemet që lidhen me bojkotin e regjistrimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration