Vizitë inkurajuese në Stamboll për nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit
Lokale

Vizitë inkurajuese në Stamboll për nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit

10.Dec.2018 12:16
0

 Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, me disa nxënës dhe me psikologen e shkollës, Arta Hasanin dhe profesoreshën Linda Muratin, ditë më parë ka qenë në Turqi, me ç`rast kanë vizituar në shenjë bashkëpunimi dhe binjakëzimi me gjimnazin “Samyha Ayverdi Anadolu Lisesi”, njërën nga shkollat më prestigjioze në Stamboll.

Sipas drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit, Zejni Fejzullahu, kjo ishte një vizitë inkurajuese për nxënësit e shkollës sonë në Stamboll dhe, si një mundësi bashkëpunimi dhe binjakëzimi me gjimnazin “Samyha Ayverdi Anadolu Lisesi”, njëra nga shkollat më prestigjioze në Stamboll, e që nxënësit tanë presim të marrin një eksperiencë të nevojshme për ta.

Të inkurajuar edhe nga mikpritja, drejtori i shkollës sonë, Zejni Fejzullahu, ia dhuroi një pikturë z. Mehmet Kurtay, drejtor i gjimnazit “Samyha Ayverdi Anadolu Lisesi” në Stamboll, me ç`rast nuk munguan as dhuratat nga drejtori i gjimnazit “Samyha Ayverdi Anadolu Lisesi”, z. Mehmet Kurtay, që na nderoi me një dhuratë shumë të çmueshme për ne. 

“Na kanë pritur e mirëpritur miqësisht, me një mikpritje të shkëlqyeshme e të rrallë duke treguar dhe respekt maksimal për ne”, theksoi drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu. 

“Takuam edhe shqiptarët nga Lluçani që jetojnë në Stamboll, Rahmi Demiray, aktivist i çështjes kombëtare dhe Llokman Demiray, drejtor i drejtoratit të 26 shkollave private në Stamboll”, shprehet i entuziazmuar drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu, duke mos harruar t`i falënderoj përzemërsisht për mikpritjen e ofruar të prindërve dhe nxënësve që i strehuan dhe i shoqëruan nxënësit tanë gjatë gjithë kohës sa qëndruam në Stamboll.

Në fund drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu, theksoi se të ketë patur një takim të frytshëm edhe me humanistët Tamer, Kadrush dhe Faruk Turker, të cilët e ndihmuan Bujanocin në shumë fusha me ç`rast, i është mirënjohës kontributit të tyre dhënë komunës sonë. 
Edhe nxënësja Hylja Ahmeti, nuk ngurron të shprehet e entuziazmuar për vizitën në fjalë, duke u shprehur: “Shumë, shumë mirë kemi kaluar. Na kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi kënaqë shumë”.

Hylja Ahmeti theksoi në fund se “Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe e paharrueshme, jemi shëtitur nëpër vende të ndryshme, kemi mbajtur një orë mësimi në shkollën e tyre dhe me të vërtetë kemi kaluar shumë mirë”.
Harxhimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i Komunës së Bujanocit./Metali Krasniqi/

Një vizitë Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë të komunës së Bujanocit
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Shqiptarët në Luginë të Preshevës më të diskriminuar në Evropë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration