 
		                            		                            		                            
		                        Vizita e Ramës në Preshevë, përmes fotografive (foto)
Pritja madhështore e kryeministri shqiptar Edi Rama në Preshevë u përcoll me emocione nga qytetarët e Luginës, që nga vendbanimet e ndryshme kishin ardhur për të parë nga afër kryeministrin.Rama gjatë qëndrimit në Preshevë u pritë nga liderët shqiptarë të Luginës, ku nuk munguan as qytetarë dhe media të shumta vendore e ndërkombëtare.
Rrugët e mbushura me forca të shumta policore nuk penguan qytetarët që me mijëra të grumbulloheshin në oborrin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në pritje, siç thanë ata, “të kryeministrit të tyre”.
Entuziazmi e gëzimi vërehej ngado, e kësaj mikpritje nuk i munguan as flamujt kuq e zi, daullet e veshja kombëtare.
Përmes fotografive të mëposhtme portali informativ Titulli.com ju sjell më afër vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë./Titulli.com/

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            