Vizita e gjeneralit Dikoviq në Bujanoc e Preshevë (foto)
Lokale

Vizita e gjeneralit Dikoviq në Bujanoc e Preshevë (foto)

13.Aug.2015 20:56
0
Shefi i përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Ljubisha Dikoviq me bashkëpunëtorë ka qëndruar të mërkurën në bazën "Jug" në Bujanoc, poligonin "Vrtagosh i Epërm" dhe në Preshevë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Dikoviq ka vizituar edhe qendrën për pranimin e emigrantëve në Preshevë dhe selinë për të monitoruar situatën e sigurisë afër Maqedonisë, transmeton Titulli.com.

Në bazën “Jug” , gjenerali Dikoviq është njoftuar me drejtimet e zhvillimit të qendrës për trajnime në operacione shumëkombëshe dhe vizitoi qendrën për stimulim dhe objektet tjera në poligon.

Ndërsa gjatë qëndrimit në Qendrën për Pranimin e Emiograntëve, Dikoviq vizitoi pjesëtarët e spitalit ushtarak të Nishit, të cilët po ofrojnë shërbime medicinale emigrantëve.

Gjenerali, Dikoviq vizitoi edhe objektet në Bujanoc që po rinovohen nga pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë dhe gardës kombëtare të Ohajës nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës në kuadër të projektit “Asistenca Humanitare”./Titulli.com/

Reagon Prishtina për targat "Prova", marrëveshja e rëndësishme për shqiptarët e Luginës
Kompania "Dekori" nga Bujanoci, shembull i punës dhe suksesit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration