Vëzhguesit në Serbi: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme
Rajoni dhe Politika

Vëzhguesit në Serbi: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme

04.Jun.2024 08:31
0

Vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi vlerësojnë se procesi zgjedhor u ndikua negativisht nga çështjet e shkeljes së fshehtësisë së votimit, problemet e deri te blerja e votave.

Koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe ka arritur fitore në zgjedhjet lokale në të gjitha qytetet dhe komunat, me përjashtim të atyre ku pakicat përbëjnë shumicën. Kështu në Serbi në të gjitha nivelet vazhdon pushteti absolut i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

 
 

Zgjedhjet janë vlerësuar nga opozita, aktivistet dhe vëzhguesit si jo të lira dhe jodemokratike.  Vëzhguesit ndërkombetar kanë shprehur shqetësimin për parregullsitë e shumta.

“Dita e zgjedhjeve kaloi kryesisht pa probleme, por procesi zgjedhor u ndikua negativisht nga çështjet e shkeljes së fshehtësisë së votimit, problemet procedurale, presioni ndaj votuesve, blerja e votave, si dhe incidente të izoluara të dhunes”, ka deklaruar Lamberto Zanier, shefi i misionit të vëzhguesve të ODIHR.

 

Vëzhguesit vendor njoftuan se zgjedhjet në Beograd "nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme". Sipas tyre, legjitimiteti i pushtetit në Beogradit do të vihet në pikëpyetje sepse rezultoi nga një proces zgjedhor që ishte jashtë standardeve për zgjedhje demokratike.

Aliu: Gabim ka qenë, animi i qeverisë për zgjedhjet në Luginë |VIDEO
Preshevë: Rezultati i zgjedhjeve lokale, mandatet në kuvendin komunal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration