Veteranët e arsimit i nderoi kryetari i komunës së Bujanocit
Lokale

Veteranët e arsimit i nderoi kryetari i komunës së Bujanocit

07.Mar.2018 13:16
0
Për nder të festës së "7 Marsi -Ditës së Mësuesit" kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti veteranët e arsimit në shenjë respekti për kontributin e tyre në fushën e arsimit.

Mësimdhënësit u shprehën të kënaqur që për herë të parë në komunën e Bujanocit një kryetar komune ka ftuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në këtë mënyrë, shkruan Titulli.com.

“Ka shumë punë për tu bërë për arsim mirëpo ka edhe përparime në kë aspekt ku edhe objektet e shkollave janë siguruar andaj edhe puna nuk duhet të mungoj”, u shpreh Shaip Kamberi.

Sabit Sulejmani njëri ndër veteranët e arsimit theksoi se puna e mësuesit është një punë e shenjt ku kemi pasur punë me qeniet më të padjallëzuara dhe se kjo traditë është mirë të vazhdohet së paku njëherë në vit.

Kjo pritje ishte aktivitet i organizuar për nderë të ditës së mësuesit ndërsa për veteranët e arsimit në shenjë respekti për kontributin e tyre u shpërndanë disa dhurata simbolike./Titulli.com/

Këshillit Kombëtar Shqiptar: Punëtorët e arsimit kanë dhënë kontributin të çmueshëm
"Dita e mësuesit- 7 Marsi" shënohet edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration