Lokale
Vetëm shqiptarët e Luginës lëvizin pa taksa
U deshën të vinë zgjedhjet për të vendosur Qeveria e Kosovës që të hequr taksën doganore dhe atë të sigurimeve për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në këtë frymë po vlerësohet vendimi i kryeministrit të Kosovës për t'i dhënë fund pagesave nga 20 euro për të hyrë në Kosovë të qytetarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se ky është një vendim kryekëput politik pasi nga kjo taksë shteti nuk ka fituar deri më tani shuma të mëdha, të cilat do të qonin peshë në buxhet.
Ndërkaq, në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, është mirëpritur ky vendim, i cili siç shpjegojnë ata do të vlejë vetëm për shqiptarët që vijnë nga Serbia në Kosovë, por jo edhe për nacionalitetet tjera.
Kryetari i kësaj shoqate, Rrahim Pacolli ka thënë për Tribuna se mirëpresin një vendim të tillë, pavarësisht efekteve ekonomike që mund të sjell ky vendim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!