Vetëm tre deputetë republikan nga Rrethi i Pçinjës
Edhe pse ka pasur shumë kandidatë për deputetë republikan nga komunat e Rrethit të Pçinjës, vetëm tre prej tyre deri më tani kanë siguruar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë, njofton "ok radio", transmeton Titulli.com.Përveç deputetit shqiptar Fatmir Hasanit, nga radhët e PVD-së, në përbërjen e re të parlamentit republikan do të jenë edhe Slavisha Bulatoviq, nga Vranja, kryetar i degës së SNS-së në këtë qytet, dhe Novica Tonçev, nga Surdulica, nga koalicioni rreth SPS-së.
Lista e koalicionit rreth partisë së kryeministrit Vuçiq (SNS) ka siguruar shumicën, 131 deputetë, dhe shumë afër hyrjes në kuvend është Nenad Mitroviq, nga Bujanoci, i cili në listën e tyre ishte në pozitën 133, duke marr parasysh se ndonjëri prej listës nuk do të jetë deputet por do të marrë tjetër funksion.
Partitë apo listat tjera që kanë marrë pjesë në zgjedhje parlamentare nuk kanë pasur kandidatë nga ky rajon./Titulli.com/