PVD parti fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, fton Nagip Arifin për koalicion
Lokale

PVD parti fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, fton Nagip Arifin për koalicion

27.Apr.2016 15:09
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, Shaip Kamberi njëhërit edhe bartës i listës fituese të zgjedhjeve lokale në Bujanoc ka ftuar për bisedime partitë politike shqiptare për formimin e qeverisjes lokale.

Portali Informativ-Titulli.com ka mësuar jozyrtarisht se Kamberi i ka bërë ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, Nagip Arifi për formimin e koalicionit të mundshëm qeverisës.

Të njëjtat burime flasin se Arifi është ftuar për ditën e Enjte (28 prill) në zyrën e PVD-së në Bujanoc dhe në atë mënyrë të fillojnë bisedat për konsitituimin e kuvendit komunal në Bujanoc.

Lista PVD-UDSH është fituese e zgjedhjeve lokale në zgjedhjet e 24 prillit e cila përbënë 12 këshilltarë e cila  gjatë fushatës parazgjedhore ka ftuar për bashkim të faktorit politik në interes të shqiptarëve.

Integrimi i i shqiptarëve i lidhur ngushtë me Qeverinë në Beograd, Bujanoci urë lidhëse (video&foto)
Vetëm tre deputetë republikan nga Rrethi i Pçinjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration