Veseli tallet: Shyqyr qe je ardhë mirë, Naiti i zhgënjyer nga vizita në Luginë të Preshevës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është tallur keq me deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.
Derisa Nait Hasani fliste për një vizitë që e kishte zhvilluar në Luginë të Preshevës, ku sipas tij, librat e shqiptarëve janë konfiskuar nga ana e policisë serbe, dhe për të drejtat e shqiptarëve atje, por pasi që i kaluan minutat, iu ndërpre fjalimi, dhe Veseli jo që nuk ia vazhdoj fjalimin, por i tha “Nait shyqyr që je ardhë mirë”.
Pas këtij reagimi të Veselit, Hasani kërkoj vazhdimin e fjalimit, por që Veseli kërkoj “mirëkuptim” nga Hasani.
“Pasi që jemi bashkëpartiak, Nait më mirëkupto se sot kam pasur shumë kritika”, ka thënë Veseli./gazetaexpress/