Veseli takon përfaqësuesit e Luginës, zotohet për më shumë përkujdesje si kryeministër i Kosovës
Lokale

Veseli takon përfaqësuesit e Luginës, zotohet për më shumë përkujdesje si kryeministër i Kosovës

02.Oct.2019 19:27
0

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar  në Gjilan përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, raporton Titulli.com

Veseli ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset më shumë për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe do të ketë koordinim më të madh me Qeverinë e Shqipërisë.

“Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, Kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasanin biseduam për problemet e shqiptarëve atje dhe për përkrahjen që kanë nevojë t’ua japë Qeveria e Kosovës. Si kryeministër i ardhshëm do të ofroj përkrahje konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohem që së bashku me Qeverinë e Shqipërisë të lobojmë që zëri i tyre të dëgjohet në Uashingon, në Bruksel dhe kudo në botë”, ka shkruar Veseli./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration