Veseli: Nëse Serbia pretendon një centimetër nga Kosova, atëherë nuk heqim dorë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja
Lokale

Veseli: Nëse Serbia pretendon një centimetër nga Kosova, atëherë nuk heqim dorë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

26.Dec.2018 18:47
0

Pas takimit të përbashkët që kanë pasur Presidenti, Kryeministri, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj shtetit të Serbisë.

Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj shtetit të Serbisë, mirëpo nëse shteti Serb, Presidenti Serb, pretendon një centimetër territor ndaj Republikës së Kosovës edhe ne do t’i vejmë në tavolinë të gjitha pretendimet tona, atëherë edhe ne pretendojmë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë territore shqiptare dhe ne nuk do të heqim dorë nga këto territoret shqiptare. Por, ne nuk pretendojmë shkëmbim territoreve apo ndryshim të kufijve.

Vetëm një pretendim e kemi ndaj tyre, ndaj shkollave, ndaj teksteve shkollore sepse fëmijët tanë po mësojnë se UÇK-ja ka bërë terror ndaj shoqërisë civile serbe, gjë që nuk është e vërtetë, këtë e kemi pretendim ta ndryshojmë.

Takimi i përbashkët është mbajtur pas ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration