Veseli, Musliut: Rri mare çka di ti?! (video)
Lokale

Veseli, Musliut: Rri mare çka di ti?! (video)

24.Jun.2013 21:38
0
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Bujanocit këshilltarët nuk i kanë matur sa duhet fjalët e tyre. Edhe pse nuk janë të panjohura për opinionin, shprehje si: rri mare ti çka din, se ki rolin e hoxhës, s’ka nevojë për dersë, ato sot janë bërë pjesë  edhe e fjalorit të këshilltarëve shqiptar në asamblenë komunale në Bujanoc. Një seancë e tensionuar me fjalë banale ishte ajo që karakterizoi pjesën e parë të kësaj mbledhje, pjesë të së cilës janë paraqitura më poshtë, të shkëputura nga transmetimi i televizionit publik. Diskutimet për rendin e ditës mbi raportin e punës së Administratës komunale për vitin 2012, ato për shkarkim dhe emërim të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, këshillave drejtuese dhe mbykqyrëse, si dhe pikat tjera, ishin material i mjaftueshëm për të hapur një debat të nxehtë i cili u zhvilluar kryesisht mes këshilltarëve opozitar dhe kryetarit të Kuvendit. Këshilltarët kërkuan sqarime në pikat e lartpërmendura si dhe për harxhimin e mjeteve, ndërsa pati pyetje edhe rreth prokurimit publik. Ajo që ra në sy gjatë seancës ishte gjuha e përdorur në foltore mes këshilltarit nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH), Basri Veselit, në drejtim të kryetari të Kuvendit Jonuz Musliu. Veseli, Musliun e quajti të paditur duke përdorur fjalinë “rri mare kur s’din, rri çati” e cila u pasua nga Musliu me pyetjen “a je tu ditë çka po fletë”. Ky debat u hapë për çështjen e harxhimeve të udhëtimit, për të cilat kërkonte sqarime Veseli, mirëpo për mënyrën e shprehjes së tij ai më vonë u këshillua edhe nga kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili tha se pyetja duhet t’i drejtohet personit të autorizuar dhe të pritet përgjigja. Kuvendi-Bujanoc-1 Tema tjetër e cila u ngriti temperaturat në Kuvend ishte ajo për ndërtimin e qendrës për refugjatë e cila sipas shefit të grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Ragmi Mustafa, buxhetit të komunës i ka kushtuar 3 milionë dinarë,dhe do të ndikojë në ndryshimin artificial të përbërjes demografike në komunë të Bujanocit. Deklarimi se nga buxheti janë ndarë 3 milionë dinarë e hodhi poshtë këshilltari i partisë në pushtet, Partisë Demokratike (PD) Hajredin Hyda, duke thënë se komuna nuk ka harxhuar asnjë dinarë për këtë objekt. Mirëpo, ai ka thënë se e vërteta është se iniciativa për ndërtimin e një objekti për të zhvendosurit nga Kosova ekziston që nga koha kur Bujanoci drejtohej nga Shaip kamberi, duke lexuar edhe një dokument përmes së cilit, sipas Hydës, Kamberi është pajtuar me ndërtimin e këtij objekti. Pikërisht kjo deklaratë e Hydës ka bërë që Kamberi të paraqitet në foltore duke e quajtur Hydën një shembull tipik i “pushtetarit të pafytyrë”. Shkëmbimet me një tonë më të lart më pas kanë vazhduar në mes të Kamberit dhe Musliut. Në fund ishte kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ai i cili doli në foltore duke thënë se këshilltarët mund të shtrojnë pyetje për punën e administratës publike dhe të japin sugjerime, pasi sipas tij ajo do të ndihmojë në punën më të mirë të këtij organi. Me këtë rast Arifi ka shpjeguar edhe harxhimet që janë bërë për udhëtim, duke thënë se raporti është për vitin 2012. Ai ka lënë të kuptohet se brenda shtatë muajve sa i përkasin kohës që ai drejton me komunën dhe pesë muaj të tjerë që ishte pushteti i atëhershëm, janë harxhimet më të vogla. Vlen theksuar se seanca e sotme vazhdoi edhe gjatë orëve të pasdites. Me këtë rast janë bërë ndryshime në udhëheqësit e disa ndërmarrjeve publike. Për drejtor në agjencinë turistike është zgjedhur Ekrem Jusufi, në qendrën sportive “Rinia” Nenad Stojic, Hajredin Ademi është caktuar për ushtrues detyre të drejtorit në RTV Bujanoci, Arsim Asllani drejtor në shtëpinë e kulturës, në bibliotekë Lidija Trajkoviq dhe në barnatoren e qytetit Bajram Hasani./Titulli.com/ http://youtu.be/sYTfWjSm0yM
Punimet vazhdojnë, kërkohet durim nga qytetarët (video)
Zvicra mbështetë bisedimet Luginë – Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration