Vërshimet nga uji rrezikojnë banorë në komunën e Bujanocit, lumi del nga shtrati (video)
Lokale

Vërshimet nga uji rrezikojnë banorë në komunën e Bujanocit, lumi del nga shtrati (video)

11.Jan.2021 09:05
0

Reshjet e mëdha të shiut kanë rrezikuar vendbanime të ndryshme në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

Ndërmarrja Publike “Komunalia” përmes një postimi në facebook ka sqaruar se nga afër po e menaxhon situatën me vërshimet që po ndodhin gjatë tërë ditës me kërkesë të shtabit për situata të jashtëzakonshme.

“NP"Komunalia" i'u është përgjigjur pozitivisht apelit të shtabit dhe në këtë situatë ka angazhuar eskavatorin dhe puntorët e saj në teren konkretisht në Banjën e Bujanocit”, thuhet mes tjerash në postimin e publikuar në faqen e NP “Komunalia”. 

Ndërsa banorët e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit i kanë dërguar video dhe fotografi redaksisë Titulli.com duke terguar se janë të rrezikuar nga ujërat që vijnë përmes lumit “Morava e Binces”. 

Sipas banorëve lumi ka dalë nga shtrati dhe rrezikohen disa nga banorët përskaj lumit dhe kërkojnë ndëryrjen e organeve kompetente në këtë situatë emergjente. 

Pamjet e videos tregojnë gjendjen ne fshatin Konçul të komunës së Bujanocit. 

 

Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid-19?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration