Veprimtarë nga Lugina dikur armiq të ish Jugosllavisë, tani nuk i njeh Kosova (video)
Rreth 80 shqiptarë ish të burgosur politik nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia dhe diaspora nuk kanë arritur të kompensohen nga qeveria e Kosovës për shkak të mungesë së shtetëisë së Kosovës.Përmes kriterit të shtetësisë ligji për ish të dënuarëve dhe të përndjekurëve politik i ka përjashtuar një pjesë dërmuese të patriotëve shqiptarë nga mundësia e kompensimit edhe pse nuk ju kontestohet veprimtaria, transmeton Titulli.com.
Ymer Hasani është njëri nga ata që në vitin 1981 ishte arrestuar nga regjimi i atëhershëm me pretesktin se ishte armik i Jugoslavisë dhe u dënua me 7 vite burg ndërsa sot Kosova nuk ja njeh statusin e ish të burgosurit politik.
Hasani dhe veprimtar tjerë nga Bujanoci e Presheva ishin pjesë e organizimeve të ndryshme për lirinë e Kosovës.
Radio Televizioni i Kosovës, ka bërë një dokumentar lidhur me këtë çeshtje./Titulli.com/