Shkëmbime takimesh Bujanoc-Kamenicë, do të rregullohet ura Karaqevë-Breznicë
Një delegacioni i përbërë nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku dhe kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi."Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e një bashkëpunimi në mes të dy këtyre komunave me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi më efikas të përgatitjes dhe paraqitjes në projekte të përbashkëta si dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të dy këtyre komunave”, deklaroi pas takimi Shaip Kamberi.
Sipas Kamberit shumë shpejt edhe delegacioni nga Bujanoci do ta vizitoj komunën e Kamenicës dhe se ky bashkëpunim besoj që do të jetë sa më afatgjatë, shkruan Titulli.com.
Ndërsa Qëndron Kastrati theksoi se kjo ishte vizita e parë në komunë të Bujanocit duke shpresuar se që bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më shumë në realizimin e projekteve dhe aspiratave të përbashkëta.
Ai u shpreh se temë bisedimi ishte edhe restaurimi i urës Karaçevë-Breznicë që i mundëson qytetarëve kalimin në të dy anët e kalimit administrativ mes Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë e delegacionit ishin edhe përfaqësues tjerë të administratës komunale të komunës së Kamenicës./Titulli.com/