Lokale
Vendvotime të çrregulluara në Preshevë
Kryetari i Komisionit Komunal zgjedhor në Preshevë Zeqir Miftari deklaroi dje se në disa fshatra në komunës ë Preshevës, të cilët për shkak të numrit të madh të banorëve kanë më shumë se dy vendvotime.
"Të gjithë votuesit janë regjistruar në një vend,ndërsa në vendvotimet tjera nuk ka asnjë votues", tha Miftari për agjencinë Beta dhe shtoi se kjo ka ndodhë për shkak të gabimit kompjuteristik në Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Qeverisje Lokale korrigjimi i së cilës është duke u bërë.
”Në fshatin Rahovicë,që ka katër vendvotime me gjithsej 4.ooo votues, të gjithë votuesit janë regjistruar në një vend votim, ndërsa tri tjerat në atë fshat kanë zero votues.Një situatë e tillë edhe në fshatra të Rajincës, që ka dy vendvotime edhe në fshatin Miratovc,që ka tri vendvotime”,tha Miftari.
Ai theksoi se nuk raste se dikush që ka vendqëndrimin në komunën e Preshevës është paraqitur se dëshiron të votojë aty për zgjedhjet lokale./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!