Lokale
PD: Mbi 20 milion euro investime në mandatin e ardhshëm (video)
Në sallën e sportit “Rinia”në Bujanoc, të martën (02 maj 2012) Partia Demokratike përmbylli fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e lokale të 6 majit.
Në prezencën e mijëra simpatizantëve nga komuna e Bujanocit, drejtuesit e këtij subjektit politikë shqiptarë prezantuan edhe njëherë programin për zhvillim dhe punësim në këtë komunë.
Para kësaj mase kaq të madhe u paraqitën, kryetari i forumit rinor të PD-së Arbër Pajaziti, kryetarja e forumit të gruas Adelina Bruçaj Hasani dhe kryetari i nëndegës së PD-së në Bujanoc Kujtim Halili.
Me duartrokitje të mëdha dhe me brohoritje “çohuni në këmbë o Shqiptarë se Nagipi kryetarë” u ftua që ta marrë fjalën edhe kryetyari i PD-së Nagip Arifi.
Ai para të pranishmëve numëroi të arriturat e tij gjatë kohës që drejtonte me ekzekutivin e komunës, ndërsa premtoi se në mandatin e ardhshëm do të punësojë mbi një mijë qytetarë dhe do të investojë mbi 20 milionë euro në zhvillimin e infrastrukturës së komunës së Bujanocit.
Arifi po ashtu gjatë fjalimit të tij tha se në disa tubime parazgjedhore një rival i imi politikë ka shpifur dhe më ka akuzuar për “miqësi” dhe “kumbari”me persona nga Beogradi.
“Mirëpo, të nderuar qytetarë unë jam nipi i Lam Breznicës e ai është nipi i ...”, tha Arifi në mes tjerash në fjalimin e tij.
Pjesë e programit përmbyllës të Partisë Demokratike ishte edhe argëtimi me muzikë nga këngëtarja Violetë Kukaj Retkoceri dhe grupi NRG Band./Titulli.com/
Program i paguar parazgjedhor
http://youtu.be/wD5FVEL3J_U
http://youtu.be/_BbVGrghjf8
http://youtu.be/c_CGeOBfKDk
http://youtu.be/Yk1Dy41EUGM
http://youtu.be/vlyO9jKyhxk
http://youtu.be/J78JGaLiOdw
http://youtu.be/4w0omn6Nsmk
http://youtu.be/NViRTZiFiFg
http://youtu.be/eNht0vP-vjI
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!