Vendoset gurthemeli i urës që lidh komunat Bujanoc-Kamenicë
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati kanë vënë gurthemelin e urës që lidh dy komuna, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Nagip Arifi.
Postimi i Nagip Arifit në Facebook:
Së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës Qëndron Kastratin vendosëm gurthemelin për ndërtimin e urës që lidhë dy komunat, respektivisht fshatin Breznicë dhe Karaçevë.
Gjatë takimit të parë më 22 Prill të këtij viti të zhvilluar në kabinetin e kryetarit Kastrati u dakorduam që ky projekt të fillojë sa më parë, dhe tani falë një bashkëpunimi të sinqert mes dy komunave filluam realizimin e këtij projekti që ka rëndësi jetike për banorët e dy fshatrave, por edhe për dy komunat fqinje.
Besoj që projekte të ngjajshme me komunën e Kamenicës do të realizojmë edhe në të ardhmen.