Vendoset gurthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut (video)
Në varrezat e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit, në mënyrë solemne është vendosur gurëthemeli i pllakës përkujtimore të veprimtarit Jonuz Musliu.
Familjarë, përfaqësues politik e institucional morën pjesë në këtë ceremoni të fillimit të punës për ndërtimin e pllakës përkujtimore si dhe u mbajtë turneu memorial i shahut “Jonuz Musliu”, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Aktivitet në kuadër të aktivitet “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut”vazhdojnë të hënën më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc duke filluar nga ora 13:00./Titulli.com/