Vendoset gurthemeli i pikëkalimit mes Kamenicës dhe Medvegjës, të pranishëm Tahiri dhe Kamberi nga Bujanoci
Është vënë gurthemeli i ndërtimit të pikëkalimit të ri Kapi-Sficrë mes Kosovës dhe Serbisë, në drejtim të komunës së Medvegjës.Në ceremoni morën pjesë, ministrja Edita Tahiri me përfaqësues tjerë të Qeverisë së Kosovës e komunave Kamenicë, Medvegjë dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
“Hapja e pikëkalimit të ri kufitar Kapija në Sfircë, lehtëson dukshëm dhe u mundëson qytetarëve të Medvegjës një lidhje më efikase me Kosovën, por edhe me Preshevën e Bujanocin. Njëkohësisht, mundëson afrimin dhe ruajtjen e bërthamës kombëtare në Medvegjë”, ka thënë mes tjerash Kamberi, shkruan Titulli.com
Sipas tij ky bashkëpunim në mes të komunës Kamenicës dhe komunës së Medvegjës, e që me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës u kurorëzua me marrëveshje në Bruksel, është shembull i mirë i cili tregon se edhe çështjet që i përkasin shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jenë pjesë të Dialogut.
Hapja e këtij pikëkalimi të ri është rezultat i marrëveshjes së Brukselit e akorduar në Bruksel më 21 Maj 2015 dhe do të funksionojë sipas modelit të IBM-it për pikë-kalimet./Titulli.com/