Rama: Isha i emocionuar kur takova shqiptarët e Luginës në Beograd (video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emsionin e Klan Kosovës përveç temave që lidhen me Kosovën, raportet me Serbinë foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës duke thënë se pyetja e gazetarit ishte e nevojshme.Ai ështe shprehur se sa e rëndësishme është që Shqipëria bisedon me Serbinë është mirë të pyesni shqitarët e Luginës sepsa ata për ju sikur që nuk ekzistojnë.
“Marrëdhëniet tona me Beogradin kanë një ndikim drejpërdrejt në jetën e atyre atje, sa i madh do të jetë ndikimi varet sa të zot jemi ne dhe sa kohë kemi në dispozicion. Unë kam qenë i emocionuar që ata kanë ardhur të më takojnë në Beograd dhe më kanë shrehur respekt për përpjekjet që unë bëjë dhe shteti shqiptarë”, theksoi mes tjerash Rama, shkruan Titulli.com.
Edi Rama foli edhe për librat që do të futen në përdorim me akordimin që është arritur në Nish gjatë takimit të përbashkët Rama-Vuçiq dhe përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Sipas Ramës librat do të jenë nga Kembrixh, Oksford që përshateten me sistemet duke përjashtuar librat janë nga Shqipëria.
"Është progres i madh, nga takimi i parë, kur Aleksandar Vuçiq nuk e paramendonte dot që mund t’i flisja për shqiptarët e Luginës”, ka thënë Rama./Titulli.com/