Vdes personi i goditur me veturë në Bujanoc, arrestohet i dyshuari
Lokale

Vdes personi i goditur me veturë në Bujanoc, arrestohet i dyshuari

27.Jan.2021 12:41
0

Pjesëtarët  e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc arrestuan I.V. (1975) nga rrethi i këtij qyteti për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer krimin e një vepre të rëndë kundër sigurisë së trafikut publik, thuhet në njoftimin e policisë. 

Sipas këtij njoftimi ai dyshohet se ka goditur një 67-vjeçar i cili ishte pas automjetit të tij të ndaluar në rrugë, më 26 janar të këtij viti, në kryqëzimin e rrugëve Karagjorxhe Petrovic dhe Krala Milutin në Bujanovac, ndërsa ishte duke drejtuar një makinë "golf" me targa të Bujanoci, transmeton Titulli.com.

Nga ky aksident në rrugë një i plagosur vdiq gjatë rrugës për në Nish dhe në bazë të informacioneve viktima është nga fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit. 

Me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, i dyshuari u mbajt në paraburgim deri në 48 orë dhe ai do të sillet në Prokurori me një kallëzim penal./Titulli.com/

Në Serbi qytetarët mbajnë radhë për vaksinën kineze ndaj Covid-19 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration