
Vdes një person në rrethinën e Bujanocit duke prerë dru në mal
Një person mashkull i moshës 66 vjeç nga rrethina e Bujanocit është gjetur i vdekur duke pre dru në malet e fshatit Klinovc, ka njoftuar drejtoria e policisë në Vranjë.Siç njofton policia, gjatë prerjes së drurëve një lis i ka rënë në kokë dhe në vend ka vdekur.
Të vdekurin e ka gjetur në malet e fshatit Klinoc të komunës së Bujanocit, vajza e të vdekurit./Titulli.com/