Vdes gazetari Llukman Halili nga komuna e Bujanocit,  varrimi në Zvicër
Lokale

Vdes gazetari Llukman Halili nga komuna e Bujanocit, varrimi në Zvicër

13.Jun.2020 21:53
0

Në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë në Zvicër, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare gazetari Llukman Halili.

Ai pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, ndërsa ishte korrespodenti i parë i RTP-së nga Palestina.
 
Llukman Halili ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci.

Publicisti Llukamn Halili përpos që punoi në disa redaksi si gazetar ishte edhe bashkautor (me Blerim Shalën) i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 16 qershor 2020 në Zvicër./Titulli.com/

Vuçiq: Frikësohem se nuk ka zgjidhje mes Kosovës e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration