Vazhdon të botohet revista “Jehona”
Lokale

Vazhdon të botohet revista “Jehona”

08.Mar.2013 10:02
0
Sot, doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, e cila për lexuesit e saj të dashur, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike. “Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: 21 vjet Referendum, për të vazhduar me dialogun e filluar Luginë – Beograd, intervistën ekskluzive me njeriun numër një të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, pastaj me shqiptarët e luftës së shenjtë të Sirisë, reportazhin për Tërnocin, fshatin më të madh shqiptar në Ballkan, si dhe tema nga sfera e bisnezit shqiptar: “Agro Adria”, Poliklinika “Lili”, “Magjar Tours”, nga fusha e sportit etj. Me interes për lexuesit është se çka i tha “Jehonës”, prefekti i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, lidhur me gjendjen politike dhe të sigurisë ne vend, sa po merren në konsideratë kërkesat e shqiptarëve nga Beogradi, shantazhet e opozitës dhe Lista serbe për Bujanocin, investimet si dhe çështje të tjera me rëndësi për lexuesit, vetëm te “Jehona” . Po vetëm te “Jehona”, mund të lexoni dhe mësoni për Tërnocin dhe pozitën e tij gjeopolitike dhe gjeostrategjike, pastaj do të informoheni se: A është Referendumi i vitit 1992, për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, të shqiptarëve të Luginës së Preshevës “kapital i vdekur politik” dhe nëse nuk është pse nuk jetësohet njëherë?! Çka pritet nga dialogu Luginë-Beograd, kush e mendoi një opsion të tillë dhe sa do të ndikoj ai në raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel?! Kush është tërnocasi, Arif Osmani, i cili shpiku Alfabeti shqip pas 40 vjet punë intensive për ta sfiduar Alfabetin aktual të gjuhës shqipe me shkronja latino-greke?! Këto dhe shkrime të tjera vetëm te “Jehona”! Këtë numër të ri të “Jehonës”, nuk e bënë të veçantë vetëm begatia e temave me interes për lexuesit e saj, por edhe fizionomia e dizajni perfekt dhe liria e shprehjes. Gjithashtu e veçanta e numrit të ri të revistës është se ajo ka kthyer në veprim miqtë e saj brenda e jashtë vendit, për ta shpërndarë atë në çdo kënd të hapësirave shqiptare. “Jehona”, revista e parë në gjuhën shqipe jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt. Lexone “Jehonën”, ajo është  Juaja! Atë mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë e diasporë. Lexim të këndshëm!

 

Redaksia

KKSH: Grat shqiptare të Luginës themel drejt progresit
Arifi: Arsimi është e vetmja rrugë për shqiptarët (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration