Vazhdojnë telenovelat ekonomike në Bujanoc, do të iniciohet themelimi i unionit të bizneseve
Lokale

Vazhdojnë telenovelat ekonomike në Bujanoc, do të iniciohet themelimi i unionit të bizneseve

28.Jun.2017 09:39
0
Në Luginë të Preshevës shumë shpjet pritet të themelohet Unioni i Bizneseve për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe lehtësim të të bërit biznes në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.

Në këtë trevë veprojnë jo më shumë se 300 biznese të vogla dhe mesme, ndonëse përballen me probleme të ndryshme si pasojë e barrierave politike, shkruan kosovapress.

Biznesmeni nga Bujanoci që ka të punësuar 50 punëtorë,  Gafurr Fazliu, thotë në një intervistë për KosovaPress tha se problemi më madh i bizneseve është çështja e dokumentacioneve dhe komunave të pa zhvilluara të cilat nuk po zgjojnë interesim për investime të huaja.

Ai tha se ka pasur interesim kohëve të fundit një kompani nga Kosova që të hap një linjë të prodhimit në Luginë, mirëpo për shkak të barrierave politike ka stagnuar.

“Sa i përket unionit jemi në formim e sipër të një Unioni të Bizneseve në Bujanoc dhe shumë shpejt kemi me kaluar edhe në Preshevë, Medvegjë për ta bërë një Union të Luginës, i cili do të jetë me përfaqësim edhe në Odën Ekonomike të Serbisë, në Odën Ekonomike të Kosovës dhe në Shqipëri për një bashkëpunim më të sinqertë dhe më të lehtë”, tha Fazliu.
Ai ka thënë se përmes Unionit të Bizneseve do të arrijnë t’i tejkalojnë këto barriera politike, të shkaktuara nga autoritetet e Serbisë.

“U përmenden shumë barriera politike, jemi të vetëdijshëm krejt se ajo është pengesë, por besoj se shumë shpejt përmes bizneseve kanë me u tejkaluar ato. I bëjë ftesë të gjitha bizneseve që kanë mundësi me hapur një biznes, një prodhim në Luginë të vijnë atje me investuar sepse ne jemi pak mbrapa në atë drejtim”, theksoi ai.

Sipas tij, nuk ka klimë të favorshme për të investuar në Luginë, sepse nuk mund të jenë edhe furnizues të mallrave në tërë rajonin e Serbisë, ngase ekziston ende nacionalizmi te serbët dhe i bojkotojnë prodhimet shqiptare.

“Ekziston tek ne nacionalizmi ne mund me dërguar mall në vendet serbe dhe dërgojmë, por ende ekziston pjesa nacionaliste”, theksoi ai. 

Gjatë qeverisjes lokale në Bujanoc gjatë vitit 2012-216 u patën marrë disa iniciativa për bashkëpunim me oda të ndryshme ekonomike të rajonit në mënyrë që të përmirësohet klima e zhvillimit ekonomik lokal por ato mbetën vetëm propaganda të disa "matrapazëve-biznismen" që qytetarët nuk ja pan hajrin shpenzimeve që bënin nga buxheti i taksapaguesve.

Derisa të konkretizohet ndonjë investim në Bujanoc iniciativat e këtilla do mbesin vetëm telenovela ekonomike propaganduese e shpenzuese të buxhetit.

Shkolla e mjekësisë në Preshevë pranon donacion aparatin EKG (foto)
Arifi: Fitorja e Edi Ramës udhërrëfyes për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration