Arifi: Fitorja e Edi Ramës udhërrëfyes për shqiptarët e Luginës
Lokale

Arifi: Fitorja e Edi Ramës udhërrëfyes për shqiptarët e Luginës

28.Jun.2017 09:51
0
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi ka uruar fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e fundit e 25 qershorit.

"Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri, ishim dëshmitarë të një fitoreje të paparë zgjedhore të Partisë Socialiste të udhëhequr nga z. Edi Rama.Marrja e votbesimit nga populli për Edi Ramën që ta udhëheqë e vetëm Shqipërinë, ishte tregues i qartë se ndryshimet rrënjësore në shoqëri duhet të vazhdojnë, në një projekt të përbashkët, me një ekip njerëzish të zgjedhur nga ai, e jo t’i imponohen nga partitë tjera pershkak të rrethanave politike", thuhet në deklaratën e Arifit.

Ai u shpresh se ky shembull është një tregues i qartë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që projektet e tilla mund të kenë sukses vetëm kur zgjidhet ekipi i duhur nga lideri i zgjedhur politik, pa imponime nga rrethanat politike, pa njerëz të se kaluarës, por me një ekip që din se si ta udhëheqë një projekt politik, me parime të njëjta politike, duke marrë përgjegjësinë e plotë për (mos)suksesin e atij projekti.

"Pra, le të shërbej kjo fitore e merituar e Partisë Socialiste si një udhërrëfyes edhe për ne, që të bashkohemi të gjithë si popull, rreth një projekti të përbashkët, për popullin, duke dënuar me votë ata që thyejnë parimet e tyre për interesa personale, duke larguar përgjithmonë nga pushteti parazitët politik që kanë shfrytëzuar pushtetin me vite të tëra vetëm për vete.Urime fitoren Partisë Socialiste,Urime fitoren z. Edi Rama", përfundon deklarata e Shqiprim Arifit.

 

Vazhdojnë telenovelat ekonomike në Bujanoc, do të iniciohet themelimi i unionit të bizneseve
Nga shtatori lënda e re fakultative "Siguria themelore e fëmijëve" në shkollat fillore edhe në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration