Vazhdoi dialogu mes qeverisë së Serbisë dhe shqiptarëve në Bujanoc e Preshevë (foto)
Lokale

Vazhdoi dialogu mes qeverisë së Serbisë dhe shqiptarëve në Bujanoc e Preshevë (foto)

11.Mar.2022 17:42
0

Në ambientet e fakultetit ekonomik në Bujanoc është zhvilluar raundi i dytë i dialogut për planin 7 pikësh  mes përfaqësuesve institucional në komunat Bujanoc dhe Preshevë dhe ministrive përkatëse në Beograd.

Ambasadori i OSBE-së në Serbi që mori pjesë në këtë takim,  Jan Braathu falënderoi ministritë dhe partnerët e tjerë për përpjekjet e tyre për të mbështetur dialogun dhe për të përmirësuar më tej integrimin e shqiptarëve etnikë, një shenjë e përkushtimit për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Serbisë.

“Misioni i OSBE-së në Serbi mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur dialogun mbi planin 7 pikësh për të arritur rezultate konkrete dhe për të adresuar çështjet thelbësore për pakicën shqiptare si p.sh përfaqësimi i pakicave në gjyqësor, shëndetësi dhe institucione të tjera publike”, thuhet në njoftimin e OSBE-së të publikuar në Facebook.

Më tej thuhet gjithashtu se një përfaqësim i shtuar i grave dhe burrave të komuniteteve pakicë në institucionet publike do të rrisë kohezionin social të komuniteteve në Serbinë jugore dhe integrimin e tyre më të mirë në shoqërinë serbe.

Ky takim është organizuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Shërbimi nga Trupi Koordinues i  qeverisë së Serbisë./Titulli.com/

Reagon Mehmeti për dialogun me Beogradin: Askush s’ka legjitimitet të shkel vendimin mbi Reciprocitetin!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration