Vatra nderon veprimtarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Për nderë të festës së pavarësisë së republikës së Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra ka nderuar me mirënjohje 28 aktivistë të çështjes kombëtarë me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.Vatra vleresëso se veprimtarë të cilët edukuan breza liridashëse dhe me trupin e shpirtin e tyre kontribuan për krijimin e Kosovës.
Ky aktivitet tashmë është kthyer në traditë, ku çdo vit Lëvizja Qytetare Vatra nderon ata që kontribuan në shtetëndërtimin e republikës së Kosovës.
‘’Jemi mbledhur sot të nderojmë ata që u bënë urë për të kaluar nga robëria në liri. Me këtë aktivitet ne duam të tregojmë se këta të cilët sot ne po i nderojmë, kanë dhënë kafshatën e bukës, kanë paguar 3 %-in, shumë prej tyre lanë edhe vatrat për të kontribuar në çlirimin e republikës së Kosovës,punuan pa rroga në arsim, disa prej tyre lane trupin në burgjet e sërbisë e disa në betejat e luftës çlirimtare të Kosovës të cilët nuk u kthyen mbrapa në shtëpi", tha Kushtrim Kadriu, kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan.
Sipas tij fatkeqësisht sot luginasëve që jetojnë në Kosovë, nuk janë duke ju dhënë të drejtat elementare si çdo qytetarë tjetër i republikës së Kosovës.
Kadriu shpreson që vitet në vijim të mos jenë si nëntë vitet që lam mbrapa të cilat ishin vetëm përjashtuese dhe refuzuese ndaj qytetarëve luginas që jetojnë në Kosovë.