“Vatra” ia kujton Çekut: Edhe ne ishim çlirimtarë
Lokale

“Vatra” ia kujton Çekut: Edhe ne ishim çlirimtarë

15.Nov.2012 13:59
0
 Shoqata “Vatra”, që merret me hallet e shqiptarëve të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, dhe të ish-pjesëtarëve të UÇPBM-së, i është drejtuar sot me një letër Agim Çekut, kryetar i Komisionit për Veteranët e Luftës. Në letër pas rikujtohet se lufta e UÇPMB-së për çlirimin e trojeve  etnike shqiptare, si Bujanoci, Medvegja e Presheva, ndonëse përfundoi para 11 vjetësh, ato padrejtësisht mbetën të pushtuar nga Serbi, thuhet se misioni luftarako-çlirimtar i UÇPMB-së  ishte një vazhdimësi e misionit të çlirimit të atdheut, të cilin e nisën liridashësit tanë para shumë vitesh, e që u konkretizua me luftën çlirimtare të UÇK-së. Të gjithë e dimë se edhe gjatë viteve të shtatëdhjeta të gjitha organizatat që kanë vepruar në ilegalitet, e deri te formimi i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur kemi bërë betimin, e kemi bërë për çlirimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Atëherë shtrohet pyetja: pse sot të kemi këso ndarje në njohjen apo mosnjohjen e librezave të asaj apo kësaj ushtri, kur dihet se që të gjitha ishin çlirimtarë. Pas çlirimit  të Kosovës një pjesë e madhe e ushtarëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK –së vazhduan misionin e tyre për çlirimin e  atdheut, pra në Kosovën Lindore për çlirimin e këtyre  tri komunave shqiptare. Disa nga ta ranë dëshmorë, të lindur dhe të rritur në Kosovë, por tani nuk u njihet e drejta të jenë Dëshmorë të Kombit me të vetmin ,,faj” se kanë rënë në luftën e UÇPMB-së. Lufta përfundoi me insistimin ndërkombëtar dhe pjesa dërmuese e luftëtarëve të UÇPMB-së  u detyruan të largohen për në Kosovë, pasi që regjimi serb i pengoi në realizimin e një jete normale dhe të sigurt, e herë-herë u bë edhe arrestimi e torturimi i  tyre, siç është rasti i Shemsi Nuhiut, të Grupit të Gjilanit apo së fundi grupi i  Bujanocit. Kjo dëshmon se regjimi serb këta çlirimtarë i  ka në shënjestër të përhershëm, dhe për ta në Kosovën Lindore nuk ka siguri, madje  u është bërë e pamundur jeta normale. Duke pasur parasysh  të gjitha këto, ne kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, e sidomos nga Komisioni për përpunimin e Ligjit të  veteranëve të luftës, të merren parasysh kërkesat e të përfshihen në ligj edhe këto kategori, që ishin pjesë e UÇPMB-së, siç janë ish-pjesëtarët e luftës së UÇPMB-së, të njihet statusi i dëshmorëve, i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj lufte,  pasi që këto kategori kanë mbetur jetimë dhe nuk përkujdeset askush për to. “Vatra” shfaq bindjen se duke i barazuar me ligj të gjitha kategoritë e luftërave  për çlirim kombëtar, drejtësia do të bie në vend. “Fundja dëshmorët nuk i pranojnë kufijtë artificialë që i kanë vendosur të huajt!” – përfundon letra drejtuar Agim Çekut. /Titulli.com/
Medvegjë:Mos harro! (më shumë se fjalë)
SHBA falënderon Arifin për ngushëllimet e shprehura
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration