SHBA falënderon Arifin për ngushëllimet e shprehura
Lokale

SHBA falënderon Arifin për ngushëllimet e shprehura

15.Nov.2012 11:27
0
Përmes një letre të dërgua nga Ambasada e SHBA-së në Beograd, është falënderuar kryetari Arifi për shqetësimin e shprehur gjatë dhe pas uraganit Sandy, që goditi bregun lindor. “Ju faleminderit për ngushëllimet tuaja pas shkatërrimit të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga stuhia “Sandy”, kështu nisë letra e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Michael D. Kirby. Vlerësohet maturi e kryetarit Arifi që kishte menduar për popullin amerikan gjatë kohës që kishte nevojë për mbështetje. “Populli i shteteve të Bashkuara ishte unik për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre gjatë kohëve të vështira. Autoritetet Federale dhe Shtetërore i bashkuan forcat për të ndihmuar viktimat e stuhisë dha masat ndihmëse janë rrugës gjithashtu”, thuhet më tej në përgjigjen e Ambasadorit Kirby. SHBA-të vlerësojnë dhe posaçërisht falënderojnë shqetësimet e jo-amerikanëve në kohërat si këto. “Edhe një herë ju falënderojmë për shqetësimet e juaja. Ne i vlerësojmë mendimet dhe lutjet tuaja”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Ambasadori i SHBA-së në Beograd Michael D. Kirby. Paraprakisht, kryetari i komunës së Bujanocit i kishte dërguar një letër Ambasadës së SHBA-së në Beograd ku në emër të tij dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Bujanocit shprehte ngushëllimet për viktimat nga uragani “Sandy”./Titulli.com/ [caption id="attachment_41091" align="aligncenter" width="569"] Letra e Ambasadorit Michael Kirby dërguar Arifit[/caption]   [caption id="attachment_41092" align="aligncenter" width="568"] Letra e kryetarit Arifi dërguar Ambasadorit Michael Kirby[/caption]
“Vatra” ia kujton Çekut: Edhe ne ishim çlirimtarë
Bujanoc: Kontratë me Fakultetin Ekonomik të Suboticës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration