Vatra i thot jo zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kuvendit të dytë
Lokale

Vatra i thot jo zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kuvendit të dytë

15.May.2014 17:44
0
Lëvizja “Vatra” në një komunikatë për media ka njoftuar për vendimet e Komisionit Qendrorë Zgjedhorë të Kosovës dhe ka mohuar vendimin e kuvendit të dytë të mbajtur më 27 mars të këtij viti. Kjo lëvizje konsideron se nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që janë organizuar për këtë vit në Kosovë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------   NR: 12/2014 Dt: 15. 04. 2014  

D  E  K  L  A  R  A  T  Ë

vatra gjilanLëvizja “Vatra” pasi kishte marrë qëndrim që të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës i hyri punës që të përgatitet konform ligjeve e rregullave  zgjedhore. Edhe  pse, më 27. 04. 2014, mbajti Kuvendin e brendshëm zgjedhor  me proceduara të shpejtuara e të shkurtuara nuk u njoh si legjitim pranë KQZ-zë si dhe nuk arriti të ceritifikohet  si subjekt apo iniciativë qytetare  me të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare për shkak të kohës së shkurtër të afatit zgjedhor si dhe për shkak të neglizhencës së sekretarit të përgjithshëm Fatmir Arifi, i cili ishte angazhuar  nga kryesia që të kontaktojë me KQZ-në e të rregullojë legjitimitetin e Lëvizjes “Vatra”  me të drejtë  pjesëmarrjeje në zgjedhje parlamentare të Republikës së Kosovës. Prandaj, meqë  koha për certifikim të subjekteve politike për  të pasur të drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare përfundon, më 16. 05. 2014 dhe Kuvendi i Dytë i Lëvizjes “Vatra” është i panjohur, është jo legjitim për KQZ-në përkatësisht është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret për zgjedhje Parlamentare në Kosovës, Kryesia e Lëvizjes “Vatra” në mbledhjen e saj  të mbajtur, më 15. 05. 2014 në ora 12.00 merr vendim për anulimin e “Kuvendit  të Dytë” të Lëvizjes “Vatra”, dhe si rrjedhojë nuk mund të marr pjesë as në zgjedhje parlamentare. Lëvizja “Vatra”, në të të ardhmen  bën kërkesë pranë KQZ-së që ta  mbajë Kuvendin e rregullt në bazë të ligjit Zgjedhor dhe ligjeve tjera të Repubulikës së Kosovës. Çdo tentim, i ndonjë grupacioni të vetëquajtur kryesi e “Vatrës” apo individi të vetëquajtur kryetar i “Vatrës” është jo legjitim dhe i panjohur për Lëvizjen “Vatra”. Ngase koha e zgjedhjeve parlamentare është afruar dhe Lëvizja “Vatra”  nuk ka mundësi të bëjë fushatë e as të kandidojë për deputetë të Republikës së Kosovës, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes “Vatra” janë të lirë të votojnë sipas dëshirës së tyre, përkatësisht për kandidatët që ata mendojnë se janë më të mirët.     Gjilan,15.05.2014   Lëvizja”Vatra” Kryetari Sejdulla Kadriu        
Rrethi i Pçinjës nën kontroll, kërkohen inspektime të lumit në drejtim të Bujanocit
Tërnocasi që bllokon Rusinë, Portugalinë e shumë vende të Evropës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration