Varrezat myslimane dhe ortodokse në Bujanoc  me evidencë jo të plotë të mirëmbajtjes Foto ilustrim
Lokale

Varrezat myslimane dhe ortodokse në Bujanoc me evidencë jo të plotë të mirëmbajtjes

01.Oct.2018 08:39
0

Ndërmarrja publike “Komunalia” mbanë evidencë për mirëmbajtjen e varrezave ortodokse kurse për ato islame mbetet pa evidencë.

Nga 1 janari i vitit 2017 deri më 31.12.2017 sipas raportit të ndërmarrjes publike “Komunalia” janë kryer 54 varrime tek varrezat ortodokse ku janë të punësuar tre punëtorë për mirëmbajtjen e tyre, shkruan Titulli.com.

 Në raport thuhet gjithashtu se gjatë të njëjtës periudhë janë siguruar edhe 22 varreza si dhe janë betonuar 10 vende të varrit.

Përpos evidencës së saktë në këtë raport përmenden edhe mirëmbajtjet tjera që janë kryer tek varrezat ortodokse si grumbullimi i mbeturinave, pastrimi dhe fshirja e rrugës brenda, kositja e barit si dhe spërkatja e vendeve të varrit kurse për varrezat islame nuk figurojnë shënime të tilla në këtë raport.

Sa i përket varrezave islame në raportin e punës së këtij institucioni tw cilin e transmeton Titulli.com nuk gjinden askund të dhëna rreth numrit të varrimeve si dhe mirëmbajtjes së tyre edhe pse në këtë raport raportohet se edhe tek varrezat myslimane kjo ndërmarrje ka të punësuar tre punëtorë.

Në kuadër të kësaj ndërmarrje janë të punësuar 184 punëtorë kurse për mirëmbajtjen e varrezave janë të punësuar 6 punëtorë të të dy komuniteteve./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration