Vallja më e njohur preshevare "Miratocka" dhe Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, çka kan të përbashkët (video)
Lokale

Vallja më e njohur preshevare "Miratocka" dhe Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, çka kan të përbashkët (video)

10.Jun.2016 10:07
0
Për një tubim të tillë të përbashkët ishte caktuar Prizreni, me datën 10 qershor 1878, për të mund kërkesat shqiptare të nxirren para se të mbahet Kongresit i Berlinit dhe protestë e Shqiptarëve ndaj vendimeve të Shën Stefanit. Më 10 qershor 1878, në Prizren kishin arritur përfaqësuesit e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Pllavës, Gusisë, Novi Pazarit, Prishtinës, Vuçitërnës, Manastirit, Ohrit, Dibrës, Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Preshevës, Shkupit, Tiranës, Elbasanit e qyteteve të tjera.

“Nga aspekti i përkatësisë klasore, pjesa më e madhe i përkiste shtresës feudale. Në tubim merrnin pjesë edhe pashallarë dhe bejlerë që ishin nën ndikimin e Portës dhe vepronin në interes dhe sipas udhëzimeve të saj”, shkruan Shukri Rahimi, në Gjurmime historike të Rilindjes Kombtare, Prishtinë, 1986, f.87.

Pra, qysh me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim kombëtar.

Se Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashëse, e kyçur në Lëvizjen Mbarëkombëtare dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombëtare Shqiptare fletë edhe fakti i themelimit të Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë, me në krye me Sheh Maksut Efendiun, si dhe pjesëmarrja e patriotëve nga Presheva në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 : Sheh Maksut Efendiu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga dhe Haxhi Abazi. Atje tek ne thonë: “Mbahu Prizren se po vjen Presheva”.

Pjesëmarrja e Delegatëve preshevarë në Kuvendin e LSHP ishte objket studimi e shumë studiuesve. Në këtë shkrim do të përmendim disa studiues që merren me këtë çështje dhe sipas burime të tyre caktojnë numrin e pjesëmarrësve nga Presheva, si dhe i cekin emrat e delegatëve preshevarë në LSHP. 

Fehmi Kelmendi, në librin : Përjetime, Poezi, prozë, publistikë, Tiranë, Globus R., 2004, f.109 pos tjerave shkruan: “Në Kuvend morën pjesë 110 delegatë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.Të deleguaritë nga Presheva ishin:Haxhi Abazi, Kamber Aga, Maksut Shehu, Osman Çaushi dhe Mehmet Doshlaku” ndërsa në f.151, shkruan: “Në Kuvendin Kombëtar të themelimit të LSHP morën pjesë 4 delegatë nga Presheva, që përfaqsonin Kosovën Lindore. Këta ishin: Osman Osmani/Osman Çaushi/, Maksut Shehu, Mehmet Doshlaku dhe Maliq Kamberi”. Në këtë citim, profesori I nderuar nuk e përmend Haxhi Abazin, edhepse në faqen 109 të këtij libri ceket ai apo ndoshta gabim teknik. 

Abdurrahman Zylfiu, Ismet Bajrami, në shkrimin: Kontributi i Preshevës në Lidhjen shqiptare të Prizrenit, Zgjimi, nr.13, qershor 1998, në f.9, shkruajnë: “Në Lidhjen e Prizrenit morën pjesë edhe preshevarët siç janë: Maksut Efendiu, Haxhi Abazi, Kamber Aga dhe Memet Aga”. Nuk e përmendim edhe Osman Çaushin e Preshevës.

“Në Kuvendin historik në Prizren më 10 qershor të vitit 1878 nga Presheva kanë marrë pjesë:Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga dhe Haxhi Abazi, shkruan Rexhep Selimi në revistën “Zgjimi”, nr.16-24, Preshevë, 1999.

Në këtë kohë të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrjes së delegatëve të Preshevës në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë me shpresë se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes së delegatëve dhe mbajtjes së Kuvendit iu këndua Lidhjes së Prizrenit. Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e Miratocit “Miratocka”

Presheva vallëzoi dhe këndoi gjatë përcjelljes së delegatëve preshevarë për në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare në Prizren, por edhe përfundimit dhe pritjes së rezultateve të Kuvendit, që ishin me rëndësi edhe për fatin e Preshevës. Është e njohur se Presheva që nga viti 1878 u bë qendër e Kazasë së Preshevës. 

Vallja më e njohur preshevare, Vallja e Miratocit “Miratocka” është valle me motive epike, e cila lindi në kohën e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vallja në fjalë ka dy etapa ritmike, në fillim të valles ka një ritëm të ngadalshëm muzikor e të hapit, ndërsa pjesa e dytë apo e fundit e valles ka ritmin më të shpejtë, por në të dy etapat nuk humbet hapi i rëndë burrëror dhe krenar i valles shqiptare. Vallja ka lidhshmëri me përcjelljen e delegatëve, kur ritmi i valles është më i ngadalshëm dhe pritjen e delegatëve preshevarë nga Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur ritmi përshpejtohet duke i pritur me kureshtje të madhe lajmet, haberet dhe rezultatet e Kuvendit.

 

Pjesë nga një punim më i gjatë në librin e ardhshëm: Presheva, monografi Shkruar nga: Xhemaledin SALIHU-Preshevë

Halimi: Interesi jonë përfaqësimi në institucione shtetërore
Pse i harruam ikonat e artit shqiptar, vetëm kur të vdesin në përvjetore i përkujtojmë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration