Pse i harruam ikonat e artit shqiptar, vetëm kur të vdesin në përvjetore i përkujtojmë?
Lokale

Pse i harruam ikonat e artit shqiptar, vetëm kur të vdesin në përvjetore i përkujtojmë?

10.Jun.2016 12:32
0
A mendon sot ndonje institucion se si jetojn Ikonat e Artit Filmik Shqiptar, kush kujdset per ta, apo po presim kur te vdesin dhe te mbajm akademi te medha perkujtimore dhe « Kinse » po qajme dhe po ia lexojm referate te shumta per veprimtarin e tyre.

Nje fjal e Urt thot: Duajem, rrespektom sa jam gjalle, se kur te vdes nuk mundem ta dij se sa me don dhe rrespekton.

Bekim Fehmiu, Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Shani Pallaska, Faruk Begolli, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Marie Logoreci, Marie Kraja, Xhevat Qena, e të tjerë emra të mëdhenj si këto janë ndarë nga jeta vite më përpara. Duket sikur kanë kaluar 100 shekuj që janë përcjellë për në banesën e fundit, por në fakt disa prej tyre nuk ka shumë kohe qe na kan then lamtumire.

Shumë kohë ka që nuk u është kushtuar vëmendje! Shumë kohë ka që mediat e vizive dhe ato të shkruara promovojnë antivlerë në vend të vlerave të mirëfillta! Shumë kohë ka që…që nuk kujtohemi për këta që akoma marrin frymë dhe nuk u japim vlerat që meritojnë për aq kohë sa jetojnë! Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Pavlina Mani, Mirush Kabashi, Dhimitër Anagnosti, Fadil Kraja, Paulin Selimi, Ilia Tërpini, Bircce Hasko, Bep Shiroka, Albert Verria, Viktor Zhusti, Enver Petrovci, Leze Qena, Sulejman Lokaj Hadi Shehu, Sulejman Jusufi, N  etj. këta janë disa nga emrat që fatmirësisht jetojnë akoma, por që…kur të “ikin“ do te jete teper vone per ti kujtuar per ta. Përse? Përse kjo rrëmujë e madhe në këtë “skenë të vogël” të Shqiptaris? Përse lejojmë që imazhin e këtyre ikonave të artit t’i mbulojë rrjeti i zymtë i merimangës? Përse janë lënë në harresë këta figura që me kontributin e tyre ndër vite bënë mon Muqaj etj, sotshëm kemi përfshirë mendime të brezave të ndryshëm, artistë, të cilët sipas versioneve të tyre japin gjykimin më të logjikshëm. Të ashpër dhe të merituar për antivlerat. Si e gjykoni faktin që i kushtohet më shumë vëmendje artistëve të rinj, sesa atyre që kanë len gjurme ndere vite ne skenat dhe ne mendjet tona ?. Mendoni se është pikërisht arti komercial i lakuriqesis një arsye e fortë që i ka lënë në harresë ikonat e ekraneve tona? Fama për ju është vlerësimi ndër vite, apo një “boom” mediatik i momentit?

Sot ne mediat tona shihet vetem banalitet, zhveshje, dhe skena te ndryshme qe e turperon njeriun por edhe gjithe familjen, athua keto i bejm ne qe te themi se kemi ec me kohen, apo jemi Europianizuar. Besoj se gabimi trashanik gjindet nese mendohet keshtu. Kultura dhe identiteti Kulturor pa mare parasyshe se ku shkon dhe ku jeton, mbetet i njejt.
Sa vlere kane sot Artistet e merituar te popullit shqiptar, marim shembullin Aktorin me fam Reshat Arbana, qe gjithe jeten e vet ia kushtoi Artit Shqiptar dhe Kinematografis Shqiptare.

A mendojne shtetet tona se si jeton sot ky njeri, a ka halle ky njeri apo ndoshta I mungon diqka ketij njeriu. Por besoj se nuk iu bie ne mend aspak se ekziston ky njeri, vetem kur te vdese ateher, dalin me deklarata te shumta dhe me lavdrata te medha se « Ja ne kemi Artista me renome boterore por pasi te vdiset.

Ti japim nje sy mediave tona, nje kenge dhe kengetarja me nje skenografi pornografike, sikur edhe veshjen qe e barte vet, ban nam te madh ne media tona, dhe me jav te tera eshte Top Lajm, athua rinia jone do te edukohet keshtu, dhe mos ti njohe kushe kan qen dhe ende kush jane Artistet e vertet te kombit tone Shqiptar, por mesa duket kjo marrezi do te vazhdoj edhe me shume, dhe kur te na bie ne kok ateher do te jet shume vone. Po ashtu ne mediat tona sheh vetem skandale, pop se nuk reagon shteti, apo a ka ndonje rregulle gazetareske ku tek mediat apo portalet shqiptare edhe privatesia zbulohet e ndonje skandali, qe sipas ligjeve eshte ne kompetenc e organeve shteterore, por mediat tona e kan kap ligjin ne duar sot, qe edhe privatesin ta zbulojn, pornografin e promovojne e shteti qenderon duarkryq, prandaj te kaluaren tone artistet tane dhe kulturen tone po e harrojm dhe po e zhdukim me shpejtesi te madhe. Kjo ndodhe vetem tek ne shqiptaret e askund tjeter. MJERIM dhe TURP.

Shkruar nga: Walton Jakupi – Regjisor ne IFES

Vallja më e njohur preshevare "Miratocka" dhe Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, çka kan të përbashkët (video)
Rrezik: Lajmërohet epidemi infektive e kafshëve në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration