Valdet Sadiu, zyrtari ndërlidhës i Kosovës injorohet në Beograd
Lokale

Valdet Sadiu, zyrtari ndërlidhës i Kosovës injorohet në Beograd

22.Jun.2016 10:18
0
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd vazhdon të injorohet nga Serbia, edhe pse ishte dërguar me qëllimin e vendosjes së komunikimit mes dy vendeve.

Vetëm një takim me zyrtarë të lartë serbë është bilanci i shefit të zyrës, Valdet Sadiku, për vitin 2015, në kryeqytetin serb, shkruan sot Koha Ditore.

Ai vazhdon të punojë në kushte të vështira, pa simbole dhe pa vula zyrtare e me mungesë stafi dhe hapësirë, pasi Serbia ka refuzuar implementimin e marrëveshjes së arritur në shtator 2015.

Përkundër shqetësimeve të paraqitura në Bruksel, Prishtina zyrtare vazhdon ta arsyetojë prezencën e “diplomatit” të vet në Beograd. Por përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile e shohin të panevojshme një zyrë të tillë.

Mes shumë ankesave të Qeverisë së Kosovës drejtuar Brukselit javën e kaluar është edhe ajo për Zyrën ndërlidhëse, e cila edhe pas gati katër vitesh vazhdon të operojë me kapacitete të kufizuara për shkak të pengesave që ka vënë Serbia. Përparim nuk është shënuar as sa u përket takimeve të nivelit të lartë. Në vitin 2015 kreu i kësaj zyre, Valdet Sadiku, ka zhvilluar vetëm një takim me ministrin serb të Arsimit.

Penda e Rahovicës me probleme të pronësisë, pret kujdesin e autoriteteve lokale në Preshevë (video)
Ivica Tasiq, komandant i ri i Stacionit Policorë në Bujanoc, paralajmërohen ndryshime të reja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration