"Ushtria e Serbisë do ta ruajë Luginën"
Lokale

"Ushtria e Serbisë do ta ruajë Luginën"

11.Sep.2015 11:46
0
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Bratislav Gashiq ka deklaruar se Ushtria me të gjitha shërbimet tjera është absolutisht e gatshme që të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë.

“Ushtria e Serbisë me të gjitha shërbimet e veta është absolutisht e gatshme që të përgjigjet ndaj të gjitha sfidave dhe ndaj çdo kërcënimi të sigurisë së qytetarëve si dhe për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit”, ka deklaruar Gashiq për “Kurir” lidhur me paralajmërimet e liderëve të Luginës së se do të shpallin krijimin Asociacionit të Komunave shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, transmeton Koha.net.

Gazeta e Beogradi “Kurir” ka përkujtuar se të hënën e kësaj jave në takimin e mbajtur në Preshevë, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Shukri Imeri dhe kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kanë vendosur që më 12 shtator, të shtunën, të mbajnë mbledhjen e këshilltarëve të këtyre dy komunave dhe të asaj të Medvegjës me qëllim që të shpallin formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë. /Titulli.com/

Republikanët në Bujanoc: Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi, një marketing i lirë politik
Mustafa: U plakëm me kërcënime të Serbisë, misionin e çojmë në fund
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration