Ushtria amerikane qëndron në Luginë, takon liderët (foto)
Lokale

Ushtria amerikane qëndron në Luginë, takon liderët (foto)

20.Mar.2014 15:46
0
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa u takua sot me Kolonelin Pol Brotzon, atashe ushtarak në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, si dhe ushtarak te tjerë nga Ohajo, Washingtoni dhe vende të tjera të SHBA-së. Në këtë takim miqësor i cili u mbajt në zyrën e kryetarit Mustafa u bisedua rreth seminarit që do të mbahet në bazën ushtarake “Jug” në Cepotin të Bujanocit, që për qëllim ka promovimin e përdorimit të armeve jo-vdekjeprurëse. Mustafa-atasheu i SHBA-se-1 Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë 30 pjesëtare nga Azerbajxhani, 25 pjesëtarë nga Bullgaria, 25 nga Maqedonia, 30 nga Shqipëria sa edhe nga Serbia, 25 nga Rumunia, dhe pjesëtar nga Kroacia, raporton Titulli. Atasheu ushtarak Polt Brotzon me delegacionin e tij, pas takimit me kryetarin Ragmi Mustafa vizitën e ka vazhduar në  komunë të Bujanocit ku është takuar me kryetarin e komunës Nagip Arifin si dhe të kuvendit komunal Jonuz Musliun. Mustafa-atasheu i SHBA-se-2 Një takim të veçantë delegacioni nga SHBA ka zhvilluar edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqirin, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale në Luginë dhe rreth mbajtjes së ushtrimeve në bazën ushtarake “Jug”. Gjatë kësaj kohe kryetari Beqiri dhe atasheu Brotzon kanë shkëmbyer disa dhurata simbolike./Titulli.com/
Komuna e Bujanocit kërkon me ngulm nënshkrimin e marrëveshjes, ja çka i thotë portali Titulli!
Nuk joshen nga postet ministrore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration